Luciano Boci denoncon mercenarët në selinë e PD-së: Iu përgjigjën demokratëve me...

Luciano Boci denoncon mercenarët në selinë e PD-së: Iu përgjigjën demokratëve me gaz, tym, dhe plasëse

53
0
Shares

Deputeti Luciano Boci ka dënuar sulmin e mercenareve në selinë e PD ndaj protestuesve më 8 janar para selisë së PD-së.

Në një postim në rrjetat sociale, deputeti Boci tha se dhuna ndaj protestuesve kësaj here ishte më e rëndë pasi gazi po ju vinte nga të vetët dhe jo si herët e tjera nga ‘llesh kimiku’.

“Më djegës dhe më i hidhur se atë ditë ai gaz nuk kishte qenë kurrë më parë.

Tek shihja ata që na kishin dhënë gjithçka nga vetja, mes mijëra sakrificash, të shembur në tokë nga gazi e spray verbues, të gjakosur nga goditjet por më shumë të përkulur nga dhimbja e zhgënjimi që këtë “dhuratë” e kishin nga të vetët, ulërima ime ishte e aq e madhe sa më dilte pa zë”, thotë Boci i cili edhe vetë ishte në protestën e demokratëve.

Deputeti përshkruan mercenarët si persona të pashpirt që nuk kishin asnjë mëshirë për ata që ishin poshtë.

“Mercenarëve të shpëlarë trush, të armatosur dhe të pajisur me mjete luftarake e rrethanore, detyra e të cilave ishte ruajtja e territorit të kullës e jo ajo e integritetit moral të selisë e anëtarësisë, u ngjante vetja si heronj-kalorës të zinj.

Misioni ishte i qartë-goditja e anëtarëve të selisë me çdo mjet e mënyrë, gaz, shkopinj, tavolina, karrike, hekur, bomba shurdhuese, për t’i vrarë gjënë e fundit që kishin marrë me vete atë ditë- Shpresën. Dhe në fund për t’i ngritur gishtin e akuzës atyre si shpellarë e vandalë”, përshkruan Boci. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY