Administratori i selisë së PD: Do marrim masa shtesë mbrojtjeje

Administratori i selisë së PD: Do marrim masa shtesë mbrojtjeje

70
0
Shares

Administratori i selisë së PD Albert Avdyli tha sot se selia ka bërë një listë me persona të cilët përgaditën protestën e 8 janarit.

“PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për listën e atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën”, thotë e administratori i PD. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore, thotë ai.

Në vijim Avdyli thekson se do të ketë masa shtesë mbrojtjeje pas atyre të blindimit të hyrjeve të selisë.

“Pas dhunes se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme.

PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve”, thotë Abdyli.

Protesta e 8 janarit ishte paqësore por personat brenda selisë u rrezikuan për vdekje pasi hodhën gaz lotsjellës dhe gaz zjarrfikësish brenda godinës, duke rrezikuar veten e tyre.
Numri 2 i PD është nën akuzë për përdorim të lëndëve kimike kundër personave të tjerë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY