Gjykata e Tiranës vendosi sot të çojë në shtëpi 4 personat e ndaluar nga policia për skandalin e rrjedhjes së pagave e targave.
Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota, Endri Ikonomi lanë sot qelinë ndërkohë që tre prej tyre do të vuajnë arrest shtëpie, ndërsa një me detyrim paraqitje.
Vendimi:
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndajpersonit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqiturnë policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimindaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi iushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 iK.Pr.Penale.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
U shpall në Tiranë sot më datë 08.01.2022.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/