Deputeti i PD, Agron Shehaj tha sot se demokratët duhet të ndërtojnë një opozitë të vërtetë ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij.
“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë”, deklaron Shehaj në një postim në rrjetet sociale.
PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit, thotë ai.
“Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.
Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!”, përfundon postimin deputeti Agron Shehaj.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/