DY TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI NË FUSHË KRUJË

DY TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI NË FUSHË KRUJË

69
0
Shares

Dy persona janë plagosur me arme zjarri në Fushë-Krujë ndërkohë janë te paqarta rrethanat e plagosjes apo vendi i ngjarjes.

Të plagosur janë Klod Stafuka dhe Gentjan Bejtja, dyti me një frakturë në krah.

Ndërkohë Gentjan Bejtja i mbijetoi kohë më parë një atentat me minë të telekomanduar. r.k

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY