Alibeaj sulmon Berishën: Dështoi që bashkë me Ramën të nxjerrë arkivole nga...

Alibeaj sulmon Berishën: Dështoi që bashkë me Ramën të nxjerrë arkivole nga PD

49
0
Shares

Enkelejd Alibeaj publikoi sot një video përmes së cilës akuzon Berishën për dhunë tek selia ndërsa thotë se dështoi për të krijuar viktima gkatë përplasjes.

“Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij”, shkruan Alibeaj.

Alibeaj është marrë në mbrojtje nga garda pas deklaratës së një ish deputeti të PS, Spartak Braho, se gjatë protestës së demokratëve te selia do të vritet deputeti me inicialet e.a.

Braho njihet si një zëdhënësit më fanatikë të enveristëve dhe sigurimsave në strukturat shtetërore dhe partitë e majta. Në vitin 1997 ai u akuzua për përgaditjen e atentatit për vrasjen e Presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Një person hodhi granatën në podiumin e improvizuar të një mitingu në Shkallnuer të Durrësit, e cila për fat u shmang nga një roje i Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY