Jorida Tabaku sulmon Berishën në anglisht, ia përplas në fytyrë këshilltari i...

Jorida Tabaku sulmon Berishën në anglisht, ia përplas në fytyrë këshilltari i CDU gjermane

136
0
Shares

Deputetja Jorida Tabaku sulmoi përmes një tuiteri në anglisht ish kryeministrin Berisha dhe protestuesit e së shtunës te selia e PD, por ndërkohë ka marrë një reagim aspak të dashur nga këshilltari i CDU, dhe për disa kohë edhe i Bashës, Martin Henze.

“Vetëm dikush që nuk i intereson më PD-ja mund të urdhërojë një sulm për ta shkatërruar atë. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtë për Partinë time, në të cilën unë aderova që në moshën 16-vjeçare!”, thotë Tabaku.

Por fill më pas ka replikuar Martin Henze i cili thekson se Jorida bashkë me Bashën duhet të japin dorëheqjen pasi janë ata autorë të shkatërrimit te PD.

Komenti i Henze:

Është e habitshme Jorida që po largohesh nga tryeza e demokratëve. Anëtarët deçizivë të Partisë Popullore Europiane i kanë bërë thirrje deputetit problematik Basha të japë dorëheqjen. Basha, që si ju është përgjegjës për shembjen e godinës së partisë, përshkallëzimin e dhunës, ushtrimin e dhunës fizike, kërcënuese për jetën ndaj anëtarëve të partisë, të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet. Ju duhet të përballeni me drejtësinë, Shqipëria dhe Europa nuk kanë nevojë për më shumë kriminelë.

Më herët Henze ka komentuar një foto ku persona të veshur me të zeza qëndrojnë në një nga zyrat e PD duke theksuar se ata janë pjesëtarë të Vëllazërisë Islamike nga Tetova që janë rekrutuar nga Basha për të sulmuar demokratët me 8 janar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY