Në të gjitha ambientet jashte e brenda selisë në katin e parë kanë hedhur gaz lotsjellës nga kati i dytë ku ndodhet Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.
Ndërkaq policia ka mohuar se është ajo që ka hedhur gaz.
”Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar”, thuhet në një njoftim të ministrisë se brendshme.
Ndërkaq më herët nga brenda selisë është publikuar një deklaratë që akuzon Berishën për dhunë ndërsa protestuesit i quan 800 mercenarë.
“
DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE
Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!
Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.
Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike”, thuhet në deklaratën e PD. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/