Mbyllet protesta e demokratëve, Berisha lajmëron se protesta do rikthehet shumë shpejt

Mbyllet protesta e demokratëve, Berisha lajmëron se protesta do rikthehet shumë shpejt

37
0
Shares

Ish kryeministri Berisha tha në emër të Komisionit të Rithemelimit se protesta u mbyll për ditën e sotme ndërsa protesta të tjera do të vijojnë.

”Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute me forma edhe më të fuqishme se sa kjo sot”, tha ish-kryeministri.

Në vijim Berisha tha se duhet të kujdesemi për të ndaluarit nga policia. Besohet se ka 12 të ndaluar.

“Kjo protestë ju faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfunditmare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të me mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite.

Sot ne do shpërndahemi. Sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do kujdesimi për të plagosurit që janë goditur me carje koke dhe në forma të tjera. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër të cilat nuk ndalet kurrë deri në fitore të plotë”, tha Berisha. r.p


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY