Deputetja Flutura Açka mbyll sytë ndaj bunkerizmimit të PD nga pakica ndërsa zgjodhi sot të bëjë një mesazh ndaj protestës nënteksti i të cilës ishte njohja e rrëmbimit të PD me procedurë.
Po ashtu ajo i konsideron dumbabiste duke përçmuar protestat e demokratëve pas ekzekutimit të Azem Hajdarit në shtatorin e 1998, ku policia dhe garda vrau një person dhe plagosi me armë afro 90 protestues. Ndërkohë me 13 shtator u vra para ministrisë së brendshme një drejtues i opozitës në Tiranë.
Kjo është në fakt ndjeshmëria e deputetit që mban këtë post për arsye jopolitike.
Tani lexoni edhe mesazhin që ju nis Açka këtë sabah:
Mesazhi i Flutura Açkes per demokratet: Demokratet kane fjalen, jo forcen! Kush nxit perplasje sot, denohet nga historia.
Demokratët janë zemra, jo mure, jo dritare, jo orendi!
Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!
Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!
Demokratët janë Ligji, jo muskujt.
Demokratët janë Fjala, jo forca.
Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.
Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.
Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/