Anëtari i kryesisë së PD, Roland Bejko u la para derës së selisë së PD ndërkohë që situata mes tij dhe protestuesve ishte tensionuar.
Basha qartë i interesonte tensioni ndërkohë që personat që u ndodhën atje mezi u përmbajtën. Bejko akuzoi Berishën për tension. Ai tha se u qëllua nga një person që e ka mbajtur në shtëpi në Gjirokastër e po ashtu ka qënë më shtëpinë e tij.
Bejko tha se kjo turmë është iracionale dhe se i kërkon Berishës të kontrollojë turmën.
Pak më parë personat e pranishëm pranë PD u tensionuan me Xhelal Mziun, i cili u fye nga të pranishmit. Por Basha ia hapi derën ndryshe nga Bejko që e la jashtë derës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/