Tomor Alizoti i kërkon Lulzim Bashës të largohet, ka një propozim edhe...

Tomor Alizoti i kërkon Lulzim Bashës të largohet, ka një propozim edhe për Berishën

148
0
Shares

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti kërkoi sot largimin e Lulzim Bashës, ndërsa për Berishën ai tha se duhet të kontribuojë për demokratizimin e partisë.

“Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht”. Për cfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik.

Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Berisha që kam dashur dhe dua duhet të kontribuojë për demokratizimin. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty”, tha Alizoti në një intervistë ne Abc. Alizoti nuk është i përfshirë në grupin që mbështet Bashën por as edhe në mbështetësit e foltores. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY