Berisha tha sot se protesta nuk ishte për një zyrë por pluralizmin politik.
Pyetje: Basha në seli ndërsa ju këtu. Keni fituar apo keni humbur?
Berisha: Selia e PD-së nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e botës që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Është bunker personal i Lulzim Bashës. Natyrisht, protestuesit paqësor erdhën aty me qëllim për të ccliruar selinë jo për t’u përballur me forcën e narko-qeverisë, sepse ata besonin që Policia nuk mund të ndërhynte kurrë në selinë e një partie politike. Aty sicc ishin ju dëshmitarë nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri. Fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur qoftë ne seli dhe qoftë nga forcat e rendit dëshmon se kjo protestë ishte paqësore. Në këtë aspekt është fituar jo pak. Nëse nuk është ccliruar selia, do t’i marr hua shprehjen nje kolegut tuaj, Andi Bejtes ‘Lulzim basha u muros në muret e kryeministrisë’. Kjo është shumë. Një motim më i madh për popullin opozitar.
Pyetje: Përveç protestave, strategji tjetër për të rimarrë PD-në?
Berisha: Ne i qëndrojmë karakterit paqësort të protestës sonë. Ata që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqsor, narkotikëve me uniformë që përdorën dhunën ju them vetëm kaq, i them që keni kryer njëkrim të shëmtuar sepse kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni,të përdorë gjithë fuqinë e saj për ccmontimin e narkoshtetit. Ju garantoj se Shqipëria me një program të caktuar do të jetë vetëm në protestë dhe vetëm protestë.
Njëri nga këta është vrasës i dënuar me 25 vite burg. Tjetri në kërkim nga policia. Albani është kryetar grup seksioni në Misto Mame, themelues i PD-së, i goditur nga banditët e Bashës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/