Ish kryeministri Berisha në një konferencë shtypi nga Rogner në Tiranë falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe akuzoi Ramën dhe Bashën për dhunën në protestë.
Berisha: Thirri si pas skenarit të parapërgatitur narko banditë me uniformë, narkopolicinë, duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se Lulzim Brava është në një aleancë krimi, gazi, dhune, ndaj demokratëve dhe partisë demokratike me Edi ramën, pengmarrësin e tij. E vërteta është se protesta madhështore e demokratëve, sicc ishit dëshmitarë ju vetë ishte tërësisht paqësore.
Banditët e Edi Ramës qëlluan ndaj protestuesve me ccdo mjet. janë në spital 12 protestues. Janë të ndaluar rreth 41 protestues. Por pavarësisht këtyre veprimeve të një tradhëtari të vërtetë që sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij, të Lulzim Bashës me Edi Ramën. Ajo që më ka impresionuar më shumë është vendosmëria totale absolute, e protestuesve demorkatë për të qëndruar të pamposhtur. Ata sot kanë vetëm një pyetje, kur do kthehemi përsëri. Unë i kgarantoj ata se Komisioni i Rithemelimit të PD-së do t’u japë atyre përgjigjen në kohën më të shpejtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/