Dy zyrtarë u arrestuan sot për shkak të kokianës së Banaking që kaloi pa problem përmes doganës së Portit të Durrësit.
Ata janë Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU, ndërkohë që priten edhe 3 arrestime të tjera me urdhër të prokurorisë së Tiranës që po heton rastin.
Merhori akuzohet për shpërdorim detyre, sepse e kanë nxjerr të pastër ngarkesën me banane, në një kohë që brenda saj kishte 119 kg kokainë. Ndërsa Qurku u prangos pasi fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka rezultuar me probleme.
Në një ngarkesë me banane të porositur nga “ZICO-BANA KING” dhe të ardhura nga Ekuadori u sekuestruan para një jave 119 kg kokainë e cilësisë së lartë.
Deri tani janë arrestuar tre persona, dy shoferët e trilerit Hasan Salihu dhe Gëzim Kalaja, si dhe administratori Marson Murataj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/