Berisha viziton selinë e PD-së: Do ngarkojmë cdo blind në kamion dhe...

Berisha viziton selinë e PD-së: Do ngarkojmë cdo blind në kamion dhe do i dërgojmë afër shtëpisë së Bashës. Deputetët të jenë me demokratët

159
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha vizitoi selinë e Partisë Demokratike ndërsa bëri thirrje gjithë demokratëve që të mblidhen nesër në të njëjtin vend për të cliruar selinë nga blindimi që i ka bërë Basha.

“Me këtë rast dua të sqaroj cdo qytetar dhe cdo demokrat se qëndrimi ynë s’ka të bëjë me një zyrë apo tryezë por ka të bëjë me zbatimin më themelor mbi të cilin ndërtohen organizatat e lira, shoqëri të lira, ka të bëjë me parimin sipas të cilit shumica vendos pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën, kërkon tu konfiskojë shumicës ndërtesën e saj, shtëpinë e demorkatëve duke e trajtuar njëlloj sikur ta ketë pronë private”, tha Berisha.

Në vijim Berisha iu ka bërë thirrje deputetëve të PD-së që të braktisin Lulzim Bashën dhe ti bashkohen protestës nesër.

“Ftoj nesër deputetët e PD-së që të jenë këtu, së bashku me anëtarët e tyre. Të mos e shndërrojnë partinë në një bunker, dhe një parti bravash, nuk mundet kurrsesi që ju të nderuar deputete dhe deputetë të pranoni në kurriz këtë tragjedi që bëhet për interesat e Edi Ramës. Merrni me vete kartat e anëtarësisë së PD, që ti tregojmë pengut të Edi Ramës që jemi këtu në emër të tyre”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese, që nuk ka asnjëlloj hatërmbetje ndaj tyre, problemi që kanë protestuesit është hapja e dyerve të shtëpisë së tyre, dhe çlirimi nga peng Basha.

Në vijim ai tha se ka njerëz brenda. “Absolutisht kemi informacione, i kemi të regjistruar, i ftoj ata që të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin, pasi do të përballen me pasoja të rënda. Kemi emra, dhe i kemi identifikuar, por përgjegjësi numër 1 është Lulzim Brava”, tha Berisha.

Sipas tij selia do të hapet pa asnjë dyshim dhe se cdo blind do ngarkohet në kamion dhe do i dërgohet afër shtëpisë së tij. Këtu nuk ka blind, nuk është ndërtesë e një grupi kriminal apo terrorist. Se ku do të jetë peng Basha me 8 janar është punë e tij, nuk i ndërhyjmë. Ne nuk hyjmë në këtë ndërtese për të dhunuar asnjeri përveçse mercenarëve që u bëj thirrje të dalin nga ndërtesa.

Më pas Berisha ka ftuar gazetarët e pranishëm në një kafe në oborrin e PD-së. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY