Nxjerrja e të dhënave për pagat dhe targat mund të marrë drejtim tjetër pas arrestimit sot të katër personave mes të cilëve njëri që punonte për një biznes rus.
Një nga personat e arrestuar i cili porositi nxjerrjen e të dhënave nga sistemet e fshhehta të institucioneve publike punon për një kompani në pronësi të miliarderit rus Oleg Viktorovich Boyko.
Sipas një raporti të inteligjencës së Senatit të SHBA-së, Bojko përshkruhet si një person “me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë ruse, dhe lidhje me krimin e organizuar”, transmeton exit.al.
Ai zotëron Finstar Financial Group, i cili ka fonde mbi 1.3 miliardë dollarë dhe është një nga biznesmenët më të pasur të Rusisë. Ai zotëron gjithashtu Credit 2 All, një kompani që punon një nga të dyshuarit, e cila është e specializuar në “konsulencë financiare dhe produkte elektronike”.
Për më tepër, inteligjenca amerikane vuri në dukje se, “shtypi moldav ka raportuar se Bojko ishte përfshirë në një operacion të mbështetur nga Kremlini për të ndikuar nga jashtë në zgjedhjet atje”.
Edhe në Rumani pretendojnë se Bojko, së bashku me një partner në Letoni, përdorën Maltën si një parajsë fiskale për të operuar në Evropë dhe SHBA, duke fituar shuma të konsiderueshme parash. Boyko e përshkruan misionin e Finstar si një pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për t’u shtrirë në tregun global financiar”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/