Bardhi refuzon gazetarët në seli, përmend dy emra me histori penale: Shoqërojnë...

Bardhi refuzon gazetarët në seli, përmend dy emra me histori penale: Shoqërojnë Berishën

44
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i selisë së PD, Gazment Bardhi deklaroi sot se Berisha ka një skenar dhune ndërsa refuzoi kërkesën e gazetarëve për të hyrë në seli.

“Sali Berisha nuk fshehu sot skenarin e dhunës ndaj PD.
Paralajmëroi sot dhunën që do të ushtrohet në selinë qëndrore të demokratëve.

Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur non grata”, tha Bardhi.

Në vijim Bardhi tha se janë mashtrime deklaratat për njerëz të vdekur në Kuvendin e PD. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të anëtarëve të PD, tha ai.

Bardhi përmendi dy emra që sipas tij janë përsona me precedentë të rrezikshëm penalë dhe që shoqërojnë Berishën.

“Jam shumë i hapur të jap emra. Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën, por Sali Berishën. Është i dënuar për vrasje me 17 vite burg.

Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, por dyert e selisë qendrore të PD. Është person i kërkuar nga autoritetet britanike për trafik droge dhe akte ekstreme dhune.

Gjakderdhja në selinë e PD është skenari i Sali Berishës, siç paralajmërojnë anëtarët e të ashtuquajturit të Komisionit të Rithemelimit?”, tha Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY