Mësohen emrat e personave të arrestuar në lidhje publikimin e pagave dhe targave për afro 1 milionë persona.
Arber Agaj Eni Qirjako janë dy te arrestuarit nga AKSHI qe janë specialistë tek Tatimet.
Ndërkaq janë arrestuar edhe Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, permbaruesit që i kane blere te dhenat. a.b
Elisabeta Imeraj:
Prokuroria ka nisur hetimet në mënyrë intesive, janë marrë informacionet nga të dhënat dyshoheshin se kishin rrjedhur, kemi konkluduar në ecurinë e ngjarjes. Si rezultat i hetimit, kemi identifikuar 4 autorë, 2 punonjës te tatimet, IT, nga të cilët ka dyshim se kanë rrjedhur të dhënat e disa muajve.
Specialistja e IT e cila është e punësuar te AKSHI, duke pasur akses në të dhënat personale, ia ka shpërndarë një kolegu te Tatimet, dhe ia kane shitur subjekteve private. Nuk ka ndërhyrje në sistemin kompjuterik, janë arrestuar dhe dy autorë te tjerë që i përkasin sektorit privat.
Prokuroria vazhdon hetimet intensive dhe në pista të tjera edhe në institucionet e tjera. Pasi dolën në media dhe qarkulluan te kushdo dhe të dhënat e targave. Veprimtaria e tillë ka ca muaj që po zhvillohet, me patronazhistët dhe të dhënat sensitive policia dhe prokuroria po punojnë për të nxjerrë para ligjit personat përgjegjës.
Edhe për njerëzit që i kanë shitur te subjekte të ndryshme dhe për ata që kanë pasur akses te këto të dhëna.
Garantojmë secilin qytetar për hetim objektiv të plotë dhe për të zbuluar qëllimin e autorëve.
Unë shpjegova mekanizmin e ngjarjes, bëhet fjalë për pagat e disa muajve, më pas është ndjekur zinxhiri i ngjarjes, është zbuluar se përmes shitjes dhe blerjes së të dhënave të subjeteve private, shpërndarja është bërë masive.
Unë e shpjegova më sipër që prokuroria po heton edhe në drejtim të hetimit të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave. Jemi në kuadër të hetimit të qëllimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/