Gjatë operacionit në Shkodër, RENEA ka treguar forcën ndaj gazetarit të ABC, Simon Shkreli i cili po filmonte aksionin. Në sy të familjes së tij dhe fëmijëve, trupat e RENEA-s kanë dhunuar korrespondentin e ABC në Shkodër edhe pse ky i fundit u ka treguar atyre “badgen” e gazetarit dhe se ishte në punë. Gjithçka ka nisur se pse gazetari po filmon aksionin në Shkodër.
Kjo situatë është parë edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora dhe shefi i Komisariatit Paulin Çupi. Këta dy të fundit kanë pasur një komunikim të shkurtër me gazetarin dhe e kanë njohur, por pavarësisht kësaj trupat e RENEA-s nuk kanë nguruar të ushtrojnë dhunë ndaj tij, sapo ai ka shkëmbyer disa fjalë me drejtuesit e policisë në Shkodër.
Rrëfimi i gazetarit Simon Shkreli:
“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”
Ndërsa e shoqja e Simonit, Elona po ashtu ka rrëfyer situatën dramatike zhvilluar në sy të fëmijëve.
”Nje akt I paprecedent, I dhunshem u ushtrua sonte ndaj gazetarit te ABC News dhe TV Rozafa Simon Shkrelit nga ana e forcave Renea. Ajo qe eshte e pafalshme, eshte dhuna dhe fjalori I perdorur nga ana e atyre qe duhet te na mbrojne, në sy te femijeve 8 dhe 4 vjec. Sapo mberrita ne shtepi, djali me lot ne sy me tha “Mami jam shume I deshperuar” e pyeta pse dhe me tha “une nuk du qe babi me shku ne burg”, ndersa vajza 4 vjec vetem shikonte dhe arrija te shihja ne syte e saj, friken. Dhe e gjitha kjo ndodh ne sy te drejtorit te policise, I cili pervecse nuk denjon te mbroje nje qytetar te Shkodres dhe nje gazetar qe po bente punen e tij, largohet si tinxar menjehere bashke me forcat Renea. E denoj fort kete rast, jo vetem pse Simoni eshte bashkeshorti jem, jo vetem pse aty ishin femijet e mi, por sepse neser mund ti ndodhe cdo kolegu ose kolegeje, e ndoshta mund ti ndodhe edhe me rende se kaq. Kjo eshte policia e turpit, policia qe une nuk dua. Prandaj braktiset ky vend, prandaj te rinjte ikin sepse ne vendin tone nuk ka me siguri, nuk ka me ekonomi. Ne Shqiperi denohet dhe dhunohet I ndershmi, ndersa “hori” lartesohet”, shkruan zonja Shkreli.
Në qarqet më të mëdha në orët e fundit po organizohen kontrolle nga RENEA. Kryesisht në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Ky aksion vjen pas urdhrit të dhënë nga Gledis Nano, i iniciuar pas masakrës së ndodhur në “Don Bosko” ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/