Erion Cela, viktima e pafajshme e masakrës së djeshme ne Don Bosko,...

Erion Cela, viktima e pafajshme e masakrës së djeshme ne Don Bosko, kush janë të plagosurit dhe pse objektivi ishte Crroj

218
0
Shares

Erion Çela, i cili mbeti viktimë e atentatit me armë zjarri që ndodhi dje në “Don Bosko” nuk ka qënë shënjestër e atentatit ndërkohë që deri 5 minuta para vrasjes ishte në tavolinë me gruan shtatzënë, e cila u largua nga lokali vetëm pak minuta përpara se atentatorët të linin pa jetë të shoqin.

Mësohet se 35-vjeçari Erion Çela, kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja, në të cilin shiste duhan

Erioni ishte me origjinë nga Dibra dhe banues në Maminas ndërsa në masakrën e djeshme mbeti i mbeti i plagosur vëllai i tij Blerim Çela, 28 vjeç dhe tre persona të tjerë, midis tyre edhe një 19 vjecar që nuk kishte asnjë lidhje me personat në tavolinë..

Besohet se objektiv i sulmit me armë të ketë qenë Edmond Crroj, daja i dy vëllezërve Çela. Atentati ndaj tij ka të bëjë me atë të larjes së hesapeve që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj kishte precedentë të theksuar kriminalë në Itali.

Mësohet se Edmond Crroj, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat. Ndërkaq, jashtë rrezikut për jetën janë dy të plagosurit e tjerë të cilët edhe kanë dhënë dëshmitë e para por pa të dhëna që mund të ndihmojnë gjetjen e atentaorëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY