Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot se kushdo kërkon të hyjë në selinë e partisë duhet të njoftojë me telefon administratën në mënyrë që ti hapet dera.
“Në godinën e PD-së në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime, ky është një fakt i njohur publik, nuk kanë përse të vijnë të trokasin. Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të futeni brenda pasi në selinë e PD-së po shtohen ambientet e punës dhe koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Ata kanë betejën për karrige ndërsa institucionet e Partisë Demokratike janë në betejë për regjimin e Edi Ramës. Selia është e hapur për çdo demokrat të sakrificat dhe do të jetë e mbyllur për cdo trafikant të drogës që ka qenë në krah të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Sot Noka së bashku me kolegët e tjerë kanë ardhur në derë dhe trokasin pa na njoftuar. Nëse duan të vijnë duhet të marrin në telefon administratën t’i hapë derën. Është e lejuar të futet çdo deputet në selinë e PD por pa shoqëruar nga elementë kriminale”, tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë që Gazment Bardhi po fliste me gazetarët përse dyert e PD-së po qëndrojnë të mbyllura simpatizantë të PD e kanë ndërprerë me tone të larta të zërit i kërkon Bashës dhe Bardhit që të mos mbyllin derën e PD-së pasi e konsideron si “shtëpinë e demokratëve”.
“Nuk kam vrarë njeri, tek shtëpia ime nuk ma mbyll dot derën. Oooo tradhtar, kjo është shtëpia jonë. Basha dhe Bardhi o tradhtar, të keni turp. Mbani Edi Ramën në pushtet, turp të keni”, dëgjohet duke bërtitur demokrati.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ishte sot në selinë e PD por dera kryesore dhe të gjitha portat hyrëse qëndronin të mbyllura.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/