Mbi 1000 penalitete nga policia rrugore në Tiranë

Mbi 1000 penalitete nga policia rrugore në Tiranë

52
0
Shares

Janë arrestuar nga policia e Tiranës 5 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

Janë proceduar administrativisht nga policia rrugore 23 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 drejtues automjetesh sportive;

Janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

Janë proceduar administrativisht 131 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 22 drejtues mjetesh;

Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh;

Janë proceduar 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY