Masakra në Tiranë, merr plumba edhe kamarieri 19 vjeçar, rëndë i vëllai...

Masakra në Tiranë, merr plumba edhe kamarieri 19 vjeçar, rëndë i vëllai i viktimës

240
0
Shares

Vendi i ngjarjes
Atentatorët që bënë masakrën në Tiranë këtë pasdite nuk kanë kursyer me plumba edhe kamarierin e lokalit Azbi Selimaj 19 vjeç. Ai është plagosur në shpatull dhe është spital.

Ndërkaq ka mbetur i plagosur rëndë edhe Blerim Çela, vëllai i viktimës Erion Çela. Blerimi ka marrë plagë në fytyrë dhe këmbë dhe gjendja e tij është e ndërlikuar.

Një i vrarë e katër të plagosur mbetën sot në një kafe në Don Bosko pasi u qëlluan me armë zjarri.

I vrari është Erion Cela, 35 vjeç, i cili u qëllua me armë, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç, Edmond Crroi, 41 vjeç. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY