Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD ka dënuar sot militarizimin dhe blindimin e selisë së PD nga Lulzim Basha.
Deklarate – Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD:
Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/