Selia e Partisë Demokratike ka ndryshuar pamjen e saj duke montuar në dritare flamuj të PD-së që shërbejnë ndërkaq edhe si perde.
Fill pas kësaj ka reaguar Evi Kokalari që është edhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit.
Në një postim në Facebook, Evi Kokalari e akuzon Bashën se këto flamuj i ka vendosur në dritare për të fshehur personat e armatosur që rrinë brenda selisë.
Reagimi i parë Kokalarit:
Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brënda.
Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime
1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit
2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.
Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa.
Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar.
Reagimi i dytë i Kokalarit:
Jam e paqartë, në 8 Janar Lulzim Basha do mbyllet në seli si Oso Kuka apo nuk do shkoj fare se s’ja mban?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/