Policia e Shkodrës ka konfirmuar ndarjen nga jeta të Ndoc Mulajt. Ai është gjetur pa frymë ndërkojë që vijon përpjekja për nxjerrjen e tij nga humnera.
Detajet e policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë duke eksploruar në Malin e Munellës kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.
Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/