Përfundon tragjikisht aventura në malin e Munellës, alpinisti Mulaj nuk ia del

Përfundon tragjikisht aventura në malin e Munellës, alpinisti Mulaj nuk ia del

129
0
Shares

Alpinisti Ndoc Mulaj nuk ka ia ka dalë dot të përballojë plagët e marra nga rënia në shkëmbinj në malin e Munellës.

Pas 6 orësh kërkime, gazetari i “ABC” në Shkodër, Simon Shkreli raporton se Mulaj është gjetur i pajetë.

Në fakt informacionet e para ishin se Mulaj është në gjendje të rëndë.
Informacioni ende nuk është konfirmuar nga policia.
Mulaj ishte pjesë e një ekspedite që po realizonte një seri reportazhesh nga malet shqiptare. Prej disa vitesh ai ishte shtegtari dhe guida me e apasionuar ndaj maleve sidomos Alpeve nga Shkodra deri në Tropojë. Falë pasionit të tij janë bërë të njohura për turizmin malor shtigje, lugina dhe maja me bukuri të rralla.

Kësaj hete ishte bashkë me gazetarin Alfred Lela, inxhinierin e pyjeve Ilir Shyti, operatori Gisel Dollani, Dorien Malaj. Shyti është në gjendje të rëndë ndërsa tre të tjerët janë me dëmtime më të lehta.

Si ndodhi rrëshqitja: Rrefen Alfred Lela:

”E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit. Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, ka thënë Lela në një prononcim për mediat. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY