Kryeministri Rama deklaroi sot se kemi konstatuar deklarime shqëtësuese pagash, ndërsa komentoi rrjedhjen e informacionit.
“Ka një pasqyre domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk mund të na thotë se po sulmojme aksënd. Duke filluar nga të dhënat e mediave, pagave tuaja, i dimë. Askush nuk do të na thotë dot se po sulmojmë mediat se po kërkojmë prej tyre të dimë sa paguhen. Drejtoria e tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me mospërputhje flagrante duke ju kërkuar të rregullohen me deklarimet e reja deri më 20 janar dhe në rast të mosrregullimit do të ketë hetim për evazion.
Në këtë aspekt ne kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo një nga pikat është kjo, ne nuk mund të vazhdojmë me këtë që njerëzit punojnë dhe nuk marrin atë që ju takon dhe duke shitur të ardhmen pa vullnetin.
Më 20 janar është data e deklarimeve të reja, në rast të mos rregullimit do të ketë hetim të thelluar për evazion fiskal që dënohet me burg dhe ne në këtë aspekt kemi përdorur një plan para se të ndodhte kjo. Njerëzit që punojnë duhet të marrin pagën e deklaruar të plotë duke shitur në këtë mënyrë të ardhmen sepse pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para KESH aty është e ardhmja e individit, sigurimet janë shumë të ulëta, goditen të ardhurat për pensionet dhe nuk rriten pesionet, si mu8nd të rritim pensionet kur tyë gjithë këta dekolarojnë paga minimale. Procesi do të hetohet me hetim pasuror ndaj biznesmenëve që deklarojnë për paga minimale ndaj punonjësve që do të shoqërohet me një reformë të thellë”, tha Rama. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/