Më poshtë janë disa paga të fondit shqiptar të zhvillimit, një institucion publik i financuar nga taksat e qytetareve. Pagat duken qartë se janë preferenciale. Përvec pagave të drejtuesve që afrojnë me ato të CEO ndërkombëtarë. Pagat e niveleve të ulëta janë më të mëdha se pagat e drejtuesve të lartë në administratën shtetërore.
Sic shihet më poshte një shofer paguhet deri në 1.6 milionë lekë, pak më shumë se sa një zv/ministër por më tepër se një drejtor i përgjithshëm institucioni të pavarur.
Nuk mbeten pas edhe sanitaret e institucionit që marrin të paktën 30-40 mije lekë të reja se sa një pedagog me gradën doktor në Univeristetet publike.
Krahasimi nuk konsideron më pak nevojën për këto profesione apo punë në një institucion por krahasuar me pagesat që bëhen për të njëjta punë në institucione të tjera publike, rasti i FSHZH është unikal.
Kjo shton dyshimet se pagat për këta persona janë fiktive dhe duhet verifikuar nëse këta punonjës janë vërtetë në punë. Mëdyshja tjetër është se këto paga mund të ndahen në mënyrë të paligjshme me të tjerë brenda apo jashtë institucionit. a.b
165,000.00 Shofer
165,000.00 Shofer
162,360.00 Shofer
153,120.00 Shofer
120,000.00 Punëtor të tjerë të pastrimit
109,200.00 Punonjës shërbimi në zyra
85,227.00 Jurist për administratë publike
71,496.00 Punëtor të tjerë të pastrimit
69,341.00 Specialist për eficiencë biznesi
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/