HARTA GJYQESORE/ Prezantohet projekti i shkrirjes së 21 gjykatave në të gjithë...

HARTA GJYQESORE/ Prezantohet projekti i shkrirjes së 21 gjykatave në të gjithë vendin. Sa gjykata mbeten dhe ku vendosen ato

255
0
Shares

Ne foto, gjyqtare dhe prokurore ne konferencen gjyqesore disa vite me pare

Është prezantuar sot një projekt për hartë të re gjyqësore në Shqipëri e cila synon centralizimin e  gjyqësorit në fare pak gjykata në përpjekje për të rishpërndarë në mënyurë sa më proporcionale një sasi prej disa dhjetra mijëra dosjesh ende të patrajtuara nga gjyqësori.

Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë dhe 1 gjykatë apeli ku përfshihet edhe ajo administrative, e ndarë në 2 dhoma. Ndërsa mbeten vetëm dy gjykata të shkallës së parë administrative në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

Projekti parashikon kështu shkrirjen e 10 gjykatave të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini; shkrirjen në një të 6 gjykatave të Apelit duke arritur si përfundim nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY