Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropën ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që do udhëtojnë jashtë për festat e fundvitit që të keni në konsideratë rregullat e BE dhe vendeve anetare sipas specifikave.
Këshillat e Ministrisë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4
Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.
Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit Evropian, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ
Duhet pasur kujdes, pasi disa prej vendeve të BE-së mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti.
Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së mund të klikoni mbi linkun: https://reopen.europa.eu/en/
Për të lehtësuar kërkimin për cdo qytetar, ministria ka vënë në përdorim një hartë të botës, ku mund të klikoni dhe të mësoni mbi masat e secilit shtet.
https://punetejashtme.gov.al/map.html
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/