Alibeaj lë të kuptohet se Basha nuk lëviz nga zyra as më...

Alibeaj lë të kuptohet se Basha nuk lëviz nga zyra as më 5 janar e as me 8 janar

161
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike të selisë, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi se as në 5 dhe as në 8 janar në zyrën e Bashës nuk do të ndryshojë asgjë.

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, pd është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD”, tha Alibeaj në Abc.

Alibeaj tha se kjo situatë në PD ka ardhur për shkak të interesave personale të Berishës, por theksoi se nuk ka konflikt brenda PD-së.

Edhe më herët zyrtarë të lartë të selisë refuzojnë të njohin referendumin e anëtarëve të PD dhe vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit. Ata e mbështetin qëndrimin e tyre mbi atë se janë shkelur procedurat për mbledhjen e kuvendit. Ndërkohë që Berisha theksoi një ditë më parë se statuti i PD nuk parashikon procedura me firma por konsideeon ee anëtarësia mbledh kuvendin kur ky refuzohet nga kryetari dhw kryesia.

PD e selisë dështoi të mbante një kuvend me kuorum më 18 dhjetor. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY