Berisha: Opozita që nuk ngjall shpresë. Kjo kohë mori fund lavdi zotit!

Berisha: Opozita që nuk ngjall shpresë. Kjo kohë mori fund lavdi zotit!

61
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Durrësi se opozita ishte kthyer në një fatkeqësi të madhe kombëtare thuajse njëlloj me mazhorancën.

Ai mori pjesë në festimet për ditëlindjen e 31-të të PD-së së këtij qyteti, ndërsa akuzoi Bashën se ka krijuar një opozitë të shtirur që ka sjellë humbjen e shpresës te populli.

“Një opozitë mund të jetë e madhe apo jo, mund të fitojë beteja, mund të humbasë, por gjithnjë është shpresndjellëse, nëse është e vërtetë. Nëse mbështetësit e saj e shohin atë si të vërtetë dhe jo të shtirur. E vërteta është që 8 vite që kaluan, ne kaluam nga një disfatë në një tjetër. Por jo vetëm kaq. Opozita, në një lloj imitimi të saj nuk ngjallte shpresë, besim, optimizëm. Kjo ishte një fatkeqësi e madhe kombëtare. Një fatkeqësi pothuajse aq e madhe sa qeveria kleptokatrike e Tiranës. Mirëpo, kjo kohë mori fund, lavdi zotit!”, deklaroi Berisha gjatë takimit më demokratët e Durrësit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY