“Do largohet butësisht nga zyra në janar. Do i paketohen me kujdes...

“Do largohet butësisht nga zyra në janar. Do i paketohen me kujdes gjërat personale”

102
0
Shares

Ish kreu i PD, Sali Berisha tha se në asnjë statut nuk e ka të shkruar se çfarë bëhet me firmat e antarësisë për mbledhjen e kuvendit, as në statutin e 2007 dhe as në statutin e kuvendit të fundit në korrik 2021.

Argumenti i Bashës se duhet një çertifikim nga protokolli eshte burokratik dhe nuk merr parasysh vullnetin e demokratëve, tha sot Berisha në një intervistë me Merita Haklajn në A2.

“Basha po mban zyrën për të justifikuar mbajtjen e partisë. Por me 8 janar do ti thuhet butësisht se kjo zyrë nuk është e një deputeti por e një kryetari të Pd, prandaj duhet të largohesh. Këtë e bën përmbaruesi që janë anëtarët e kuvendit dhe votuesit e referendumit.

Do nxirret butësisht nga zyra dhe gjerat personale do i paketohen pa iu dëmtuar”, tha Berisha i pyetur se çfarë ndodh me 8 janar nëse Basha nuk largohet me 5 janar.

Berisha tregoi se çfarë do të ndodhë tani me Partinë Demokratike.

“Ka patur vetëm një kuvend, ai që u zhvillua në 11 dhjetor, pasi firmosën mbi 5000 delegatë. Pastaj, u mblodh një antikuvend, në një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e pluralizmit. Lulzim “Brava” tregoi se çfarë aktesh mund të ndërmarrë për karrigen e tij. Ai u shiti shqiptarëve 2000 “delegatë” për 5004 delegatë. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë është përgjegjësia njerëzore. Një gazetar i numëroi karriget që ishin më pak se 2000. Ky ishte antikuvendi. Ndërkohë, që nga ajo kohë, vazhdoi me heqje bravash, që e ka pasur ves të keq që kur ka qenë kryetar bashkie. Kuvendi i datës 11 dhjetor është dhe do të mbetet më historiku, pasi u mblodh me firmën e delegatëve, pasi kishin tmerr nga anëtarësia e partisë”, deklaroi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY