Kronika e Tiranës, bëhet nami gjatë festës, 14 persona në pranga, një...

Kronika e Tiranës, bëhet nami gjatë festës, 14 persona në pranga, një administrator, rrahje në fshat, aksident dhe të dehur në timon, zhduket 17 vjeçari

100
0
Shares

Vihen në pranga nga policia e Tiranës 14 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve H. Gj., 61 vjeç, L. Gj., 59 vjeç dhe B. Gj., 52 vjeç, pasi në fshatin Hekal, Petrelë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe i kanë shkatërruar rrethimin e pronës shtetasit S. Gj.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. (Inicialet e dhëna në informacionin paraprak ditën e djeshme për shtetasin që ka humbur jetën janë dhënë të pasakta)
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– A. H., 27 vjeç; G. Sh., 38 vjeç; Sh. H., 44 vjeç; A. B., 25 vjeç; A. T., 44 vjeç dhe D. Ç., 33 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

– B. F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
—-
Me datë 25.12.2021, shtetasja Sh. L., 57 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 24.12.2021 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, shtetasi D. L., 27 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY