“Llumi ka dalë nga puseta, pagat e larta, lidhja korruptive mes biznesit...

“Llumi ka dalë nga puseta, pagat e larta, lidhja korruptive mes biznesit dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë”

4844
0
Shares

Ish deputeti Myslim Murrizi ka kqyrë me vemendje listën e pagave ndërsa ka nxjerrë përveç atyre që janë përmendur në media edhe të dhëna të tjera që tregojnë lidhjet korruptive mes pagave të larta dhe administratës shtetërore apo zyrtarlve të politikës.

Postimi i Murrizit:

Ka dy dite qe LLUMI qe ka kapur prej fyti Shqiptaret ka dale nga puseta dhe ka vershuar ne çdo cep te Shqiperise

Habitem shume me kete lloj “ alarmi” te organe ligj zbatuese qe paguhen nga taksat e Shqiptareve dhe po perpiqen me te gjitha menyrat te vulosin puseten qe prej dy ditesh ka qelbur Shqiperine

Çfare ka per tu shqetesuar ne kete mesele???

Pse eshte bere si e dh….. politika??

Pse po nxitojne lehesit e super paguar te ulerijne se ju doli ne pazar llumi qe kane ngrene dhe vazhdojne te hane akoma studio me studio?

Kush ka frike nga kjo qelbesire qe ka mbuluar vendin prej dy ditesh???

Politikanet ( deputet, ministra, kr bashkie etj) jane te eksppzuar me ligj qe ta deklarojne pagen dhe pasurine ne ILDKPI, dhe prej disa vitesh jane mare neper goje per ate qe kane deklaruar ,nga kjo tufe funderrinash rreth 50 lehes te super paguar , jane etiketuar, linçuar, anatemuar si pjesa me e paguar e shoqerise

Tani qe u hap kapaku i pusetes rrezulton qe nje birbo i nje kompanie pastrimi parash droge besoj ne Durres paguhet 700 milion leke ne muaj ose sa rroga qe marin per dy muaj e gjysem te 140 deputetet se bashku

Nga kjo hale qe ju hoq kapaku rrezulton se nje drejtor spurdhjak i nje media lepirese mer 247 milion leke ne muaj ose sa paga e 120 deputeteve se bashku per nje muaj

Kjo pusete e mbyllur prej shume vitesh tregoi se “ fekalet” e depozituara aty prej vitesh ,jane nga i njenjti “ ushqim” dhe te dala nga e njenjte b…. por me emra te ndryshem dhe te mdare gjoja si armiq mes njeri tjetrit

Nder 10 pagat me larta te kesaj shoqerie te vjedhur, te lodhur, te mashtruar te perbuzur te dhunuar e te perçmuar rezulton qe marin nga 40,50,60,70,80,90 milion ne muaj deri tek nr 1 me 700 milion ne muaj

Nga dalja ne shesh e ketij llumi Shqiptaret moren vesh qe grate, motrat, vellezerit, kuneterit, nenat, baballaret, baxhanaket, bashkeshortet, vjerra, vjerri e te aferm te ketyre qe jua kishte izoluar eren e qelbur kapaku i pusetes, jane se bashku ne ortakeri, ne ministri, neper kompani etj pa ju plasur fare se gjoja jane “kundershtare” politik me njeri tjetrin

Gruaja e Engjellit te Rames mer miliona tek banka ku drejton burri i Jorides se Bashes

Vellai i Belindit te Bashes keshillon ministren e Rames

Nena e drejtoreshes se ministrise se shendetesise se Rames mer 30 mij dollare ne muaj tek kompania qe ka mare konçension 110 milion euro nga firma e vajzes se nenes

Nje deputet i Bashes por qe mbeshtet Berishen del ortak me ish zv ministrin e Berishes qe eshte nenkryetar i Bashes

Te gjithe gazetaro-hanalistet e “ pavarur” marin nga 100 deri ne 250 milion leke ne vit

Nuk ka kompani biznesi qe mer para publike nga tenderat dhe konçensionet qe nuk paguan familjare te llumit te klases politike me paga marramendese

Kjo eshte ajo qe i ka trembur te gjithe se bashku “ fekalet” e kesaj pusete te madhe qe prej 25 vitesh shtrengohet fort me vida me idene qe te mos ju dali qelbesirlliku rruges e tu plas ne surrat qe pothuajse ka te njenjtin forme dhe permbajtje me puseten qe prej dy ditesh ju hoq kapaku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY