Ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias ka ndërruar sot jetë në moshën 92-vjeçare. Papulias shërbeu në dy mandate si president, nga 2005 deri në 2015.
Ai ka qenë një anëtar i vjetër i PASOK-ut me një karrierë të gjatë politike, kryesisht në detyra në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.
Papulias ishte me origjinë nga Pogoniani i Greqisë, zonë në kufi me Shqipërinë.
Ai u rrit në atë krahinë, në Janinë dhe Athinë ndërsa ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të tij të Janinës për 26 vjet.
“Pjesëmarrja në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht,” tha presidentja aktuale Katerina Sakellaropoulou për paraardhësin e saj.
Kryetarja e shtetit shtoi se “Papulias shërbeu si President i Republikës së Greqisë për dy mandate radhazi dhe nderoi me sjelljen dhe moralin e tij institucionin më të lartë shtetëror, duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/