Forcat e Policisë së Korçës pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, një shtetas do të transportonte lëndë narkotike, organizuan shërbimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M. Ll. 29 vjeç, me automjetin tip “Fiat”, në afërsi të fshatit Bulgarec, gjatë kontrollit të të cilit, në pjesën e brendshme të kofanos, u gjet 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton se, bashkëpunëtor i dyshuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi K. D.,33 vkeç nga fshati Barç, i cili kryente kontrollin e rrugës me mjetin tip “Smart”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/