Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me vrasjen e Can Karriqit, mes të cilëve familjarë e miq të viktimës si dhe dëshmitarë okularë në momentin e ekzekutimit.
Ndërkohë armës që u gjet në makinën e djegur të autorëve i është fshirë edhe numri serial.
Vrasja e Karriqit është fiksuar nga dy kamera sigurie që ndodheshin në lokalin ku viktima po konsumonte kafenë.
Nga pamjet rezulton se Can Karruqi është qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë nga lokali dhe ka hipur në automjetin e tij. Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë.
30-vjeçari është qëlluar me 4 plumba. Hetuesit kanë dyshime se personat që kanë kryer ekzekutimin, janë vrasës me pagesë.
Po hetohet në të njëjtën linjë edhe me vrasjen e dyfishtë të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në muajin nëntor. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/