Dy gra nga Vlora po hetohen për pastrim parash ndërkohë që prokuroria e qytetit ka sekuestruar disa pasuri që ato disponojnë.
Dy gratë janë të identifikuara vetëm me inicale, Xh. B. dhe K. M., ndërsa ndaj tyre është ngritur akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pasuritë e sekuestruara:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar kryesisht, procedimin penal nr.1264, të vitit 2019, që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xh. B. dhe K. M.
Në funksion të hetimit paraprak të këtij procedimi penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme:
- Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
- Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
- Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Raiffeisen Bank me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.
- Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane OTP Bank, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.
- Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane UNION BANK, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B.
- Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Bankes Kombetare Tregtare (BKT), me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/