Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë nismë që ka në thelb, sipas tij, këshillimin kombëtar për Shqipërinë me qytetarët.
Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët dot ë pyeten për cështje të ndryshme përfshirë edhe ato diplomatike. Për shembull mund të këshillohen me qytetarët nëse duhet të ndahet procesi i integrimit drejt BE-së nga Maqedonia e Veriut e shume tema te tjera te rendesishme qe kane debat e mendime te ndryshme ne shoqeri si pandemia (vaksinimi), legalizimi per efekt mjekesor i kanabisit etj.
“Kjo nismë e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim me besimin se në shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin pa u ndarë në llogore të vjetra politike që nisin përçarje sherr konfuzion kundër familjeve shqiptare. Dhe në këtë prag të viti të ri për nismën këshillimin kombëtar për Shqipërinë.
Me një pyetësor të cilin do t’ja vemë në dispozicion të gjithë shqiptarëve do t’i japim vetë një kuvendimi popullor, me çështje për strategji për vendin, ekonominë e shoqërinë tonë. Është koha t’i lëmë pas llogoret e sherrin politik dhe për të menduar për gjërat që ka bashkojnë përtej gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishme para, duke u këshilluar së bashku.
Anëtarsimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt nga një shtet siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe ka të tjerë që mendojnë se në duhet të preim në funksion të ruajtjes së këtij konfuzioni në rajon. Ne do të pyesim qytetarët”, tha Rama.
Qeveria Rama është e përfshirë këto ditë në dy skandale të mëdha ata të inceneratorëve ku gjysma e qeverisë besohte se shkeli disa ligje e rregullore për të favorizuar një kompani për ndërtim inceneratorësh, ndërsa skandali tjetër është ai i rrjedhjes së pagave. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/