“Zoti deputet! Deri më datën 5 janar duhet të kryeni të gjitha...

“Zoti deputet! Deri më datën 5 janar duhet të kryeni të gjitha dorëzimet”

75
0
Shares

Anëtarë të Komisionit të përkohshëm të Rithemelimit të PD-së kanë njoftuar këtë të Enjte se Lulzim Bashës i është dërguar letra për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, pas referendumit të 18 Dhjetorit.

Nga selia e PD-së u mbajt një konferencë për mediat. Belind Këlliçi, i cili lexoi tekstin e letrës, tha se shkresa i është dërguar Lulzim Bashës dhe për dijeni trupit diplomatik në vend.

Letra e plotë:

Zoti deputet!

Partia Demokratike e Shqipërisë në muajt e fundit është dashur të përballet me një sërë sfidash dhe problematikash serioze, të cilat pavarësisht rezultatit dramatik elektoral në zgjedhjet e përgjithshme, nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve dhe besimin e tyre se familja jonë politike do të kthehet shumë shpejt një alternativë serioze qeverisëse, e cila do të meritojë besimin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë dhe jashtë vullnetit të tyre, demokratëve u është dashur të përballen edhe me krizën më të rëndë të identitetit dhe demokracisë së brendshme të partisë që nga koha e themelimit të saj, veçanërisht për shkak të mosfunksionimit të forumeve të saj vendimmarrëse, si dhe përvetësimit të kompetencave të organeve qendrore të partisë nga ish kryetari i saj. Në këto kushte, të ndodhur përballë indiferencës dhe pamundësisë për të ndryshuar situatën e demokracisë së brendshme nëpërmjet rikthimit në krye të detyrës së organeve qendrore të partisë, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit më të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet statutore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, morën përgjegjësinë historike të thirres së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, më datë 11.12.2021.

Qëllimi i vetëm i kësaj thirrje ishte shpëtimi i Partisë Demokratike nëpërmjet rikthimit në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të saj, për t’a rikthyer atë në misionin e saj fillestar si shpresë për demokratët dhe njerëzit e lirë të këtij vendi në mbrojtjen e vlerave perëndimore dhe Euro-Atlantike. Me vendimin nr. 6, dt. 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, organi më i lartë i saj sipas Statutit, ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra “për thyerje të rënda të Statutit të Partisë Demokratike, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore të Partisë Demokratike dhe dëmtim të rëndë të interesave politike dhe elektorale lë saj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY