ZGJEROHET SKANDALI I PAGALEAKS/ Kryeministri Rama në konferencë për rrjedhjen e djeshme,...

ZGJEROHET SKANDALI I PAGALEAKS/ Kryeministri Rama në konferencë për rrjedhjen e djeshme, ndërkohë rrjedhin të dhënat të reja

1478
0
Shares

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ishte në një konferencë shtypi për rrjedhjen e pagave nga sistemet e qeverisë, është publikuar seria tjetër e pagave të të punësuarve në institucionet publike dhe private.

Database e pagave po bën xhiron e telefonave duke shkërmoqur edhe njëherë privacinë, njësoj si një ditë më parë

Materiali tashmë i publikuar përvec se përmban ID e personit, emrin dhe mbiemrin, pagen dhe vendin e punës, pagesat e prillit kanë të shënuar edhe numrat e telefonave të personave të listuar.

Ashtu si një ditë më parë në databasen e publikuar janë përfshirë edhe pagat e shërbimit sekret dhe publikimi i ID së këtyre punonjësve ndërkohë që emri është mbuluar.

Rama tha se besohet se të dhënat dolën nga tatimet për interesa edhe politike duke e lidhur këtë me disa paralajmërime nga eksponetë të foltores. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY