“2022, viti i qeverisë kundër qytetarëve”, e konsoderon deputeti i PD, Arbi Agalliu. Me rritjen e çmimit të energjisë për bizneset e mëdha, qeveria rrit indirekt çmimet për qytetarët, thekson ai.
Postimi i Agalliut:
Janë 7358 biznese të tensionit 20, 10 dhe 6 kW, të cilat duke filluar nga 1 Janar 2020 nuk do të furnizohen më me energji elektrike me çmim të paravendosur nga Enti Rregullator i Energjisë. Kjo është çka Konfindustria bën me dije.
Sipas të gjitha parashikimeve, duke filluar nga muaji Janar, çmimi i energjisë pritet të rritet me mbi 200%.
Rritja e tarifave të energjisë do të ndikojë në mënyrë të drejtë në rritjen e çmimeve të produkteve fundore. Kjo përkthehet në rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve, çka e bën konsumatorin shqiptar të paaftë për të përballuar jetesën edhe në kushte minimale. Ulja e fuqisë blerëse dhe rritja e kostove të bizneseve do të bëjë që ekonomia jonë e brishtë të pësojë një tjetër goditje.
Qeveria duhet në mënyrë imediate të mbrojë biznesin dhe prodhimin vendas, duke i mbështetur dhe jo duke i lënë të vetëm në përballjen me kriza ndërkombëtare.
Por në vend që paratë të shkojnë në ndihmë të bizneseve të ndershme, vidhen me skemat korruptive të inceneratorëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/