Can Kariçi, i riu që u vra sonte në Kodër Kamzë ishte me origjinë nga Dibra dhe jetonte më Bathore.
Ai u vra në një makinë golf5 me të cilën udhëtonte ndërsa u qëllua sapo kishte ndezur makinën në një zonë pa kamera.
Në automjetin e viktimës grupi hetimor ka gjetur një armë zjarri pistoletë. Dyshimi i parë është se vrasja ka lidhje me ekzekutimin e dy të rinjve në Astir, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, me të cilët Kariçi kishte njohje.
Mësohet se deri pak çaste para atentatit 30-vjeçari Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip ‘Golf 5’ me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje.
Vrasja është kryer me silenciator pistoletë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna arme ndërsa autorët janë larguar me një mjet tip ‘Audi’ e cila u gjet e djegur së bashku me armën e krimit brenda në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes.
Can Kariçi rezulton me precedent të mëparshëm penal ndërsa është arrestuar në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit.
Në shkurt të këtij viti kur është arrestuar ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera, targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe 5 persona të tjerë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/