EMRI/ Detajet e vrasjes së Can Kariçit, vdiq rrugës për në spital,...

EMRI/ Detajet e vrasjes së Can Kariçit, vdiq rrugës për në spital, dyshime për lidhje me vrasjet në Astir

199
0
Shares

Can Kariçi, 35 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Bathores, Kamëz është personi i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00.

Kariçi ishte duke udhëtuar me makinën e tij me targa gjermanë në zonën e njohur si Kodër Kamëz në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në momentin që anash tij janë afruar autorët. Makina e tij ishte ende e ndezur kur u gjet i plagosur rëndë.

Dyshohet se i riu është qëlluar me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa ai ishte i vetëm në makinë.

Pak pas ngjarjes, në zonën e Institutit një Audi u gjet i djegur, ndërsa dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Paraprakisht raportohet se Kariçi ka pasur njohje me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit, por ende nuk dihet nëse viktima e sotme kishte konflikte apo hesape të pambyllura.

Aktualisht po kontrollohen bizneset e zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë do jenë në duart e prokurorëve.  r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY