‘Nuk pati krisma’, policia e Fierit bën sqarimin për ngjarjen në Roskovec

‘Nuk pati krisma’, policia e Fierit bën sqarimin për ngjarjen në Roskovec

64
0
Shares

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se në Roskovec një shtetas ka kërcënuar me armë zjarri një shtetas tjetër, policia e Fierit sqaron se:

Pasditen e sotme, në orën 14:30, shtetasi N. C., 43 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, ka bërë denoncim në stacionin e Policisë Roskovec se në vendin e quajtur “Kthesa e Kurjanit”, shtetasi A. H. gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta e ka goditur me grushta.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin A. H., ku gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit nuk ju gjet asnjë send i kundraligjshëm.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, si dhe nga deklarimet e shtetasit N. C., rezultoi se shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Vlosh Roskovec, nuk ka pasur armë zjarri me vete gjatë konfliktit me shtetasin N. C.

Shtetasi A. H. u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY