Pritet rrjedhja e listës së tretë, ka të bëjë me kreditë dhe...

Pritet rrjedhja e listës së tretë, ka të bëjë me kreditë dhe depozitat

119
0
Shares

Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve, gjatë një interviste ne euronews.

Sipas tij, pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.

“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.

Dje Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e “Patronazhistëve” duke e lënë atë përfundimisht si një çështje të rëndomtë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY