Reagon ‘Rithemelimi’ për skandalin e pagave, Këlliçi: Gjithçka në funksion të patronazhistëve...

Reagon ‘Rithemelimi’ për skandalin e pagave, Këlliçi: Gjithçka në funksion të patronazhistëve socialistë

358
0
Shares

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi reagoi sot në lidhje me skandalin me të dhënat private, të qarkullimit të listës së pagave të punonjësve në shtet dhe privat në Shqipëri.

Këlliçi shkruan se i gjithë sistemi është vendosur në funksion të patronazhimit socialist.

“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën. Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist. Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.

Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën” shkruan Këlliçi.

Dyshohet se të dhënat rrodhën nga Drejtoria e Tatimeve, ndërkohë që bashkë me pagën dhe vendin e punës janë publikuar edhe numrat e ID. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY